Rita Ora, femra më seksi në botë

Rita Ora ka treguar se është një seks simbol i vërtetë, duke u shpallur femra më seksi në botë për 2015–ën.

Këngëtarja, ia ka dalë të kryesojë listën e përvitshme të revistës britanike ZOO, “Hot 101”. Ajo la pas edhe mbretëreshën e vitit të shkruar Kate Upton, e Michelle Keegan, në një sondazh ku votuan qindra lexues.

Duke folur për britaniken “Express”, drejtuesja e revistës tha: “Rita Ora, prej disa kohësh është kthyer në një personazh të dashur për lexuesit e “ZOO”, por të kapërcesh nga numri 21, që mbante vitin e shkuar, në vendin e parë, është e pabesueshme”.

Siç shkruan edhe gazeta britanike, ky ka qenë një vit brilant për artisten me origjinë shqiptare. Ndër sukseset për 2015 – ën, ajo rendit rolin në “Fifty Shades Of Grey”, 3 këngë në majë të klasifikimeve në SHBA, pjesëmarrja në spektaklin e BBC, “The Voice UK” dhe sëfundmi, ajo do të jetë pjesë e “X Factor UK”.

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit