Një shoqatë në Prizren mbledh libra për të burgosurit

Pas vizitave që ka bërë në qendrat korrektuese në Dubravë e Lipjan, Shoqata e Arsimtarëve të Gjuhës Angleze “KETNET” dega në Prizren ka nisur mbledhjen e librave për të burgosurit.

“KETNET”, në bashkëpunim me Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit dhe “American Corner” në Prizren, përmes një njoftimi, ka ftuar të gjithë dashamirët e librave dhe njerëzit me vlera dhe bamirës që t’ i dhurojnë librat që i kanë nëpër shtëpitë e tyre e të cilat nuk i lexojnë më.

“Qëllimi, është grumbullimi i atyre librave dhe pastaj dorëzimi në bibliotekat e Qendrave Korrektuese në Lipjan, në të cilin mbahen të dënuarit e mitur dhe femrat, si dhe në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku mbahen të dënuarit e rritur,” thuhet në njoftim.

Kjo sipas Shoqatës së Arsimtarëve të Gjuhës Angleze do të ndihmonte në rehabilitimin dhe arsimimin e të burgosurve.

“Që nga nesër (e premte) librat mund t’ i dorëzoni çdo ditë në bibliotekën e qytetit të Prizrenit, e cila gjendet në shtëpinë e kulturës ‘Xhemajli Berisha’ kati i dytë, nga ora 8- 19:00,” thuhet në njoftimin e shoqatës “KETNET”.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit