6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Dhurata e pazakontë për Papa Françeskun

Krishti i kryqëzuar mbi drapër e çekan. Kjo është një prej dhuratave më të veçanta që Papa Françesku mund të ketë marrë ndonjëherë. Një dhuratë të tillë nuk mund ta merrte tjetërkund, veçse në një vend socialist si Bolivia.

Atë ia dhuroi Presidenti i vendit Evo Morals, gjatë takimit që pati me Atin e Shenjtë në kryeqytetin La Paz, në kuadër të turit të Papa Françeskut në Amerikën Latine.

Gjatë takimit, Morales i dhuroi Atit të Shenjtë edhe një veshje papale me motive të vendase.

Bolivianët i rezervuan Papa Françeskut një pritje madhështore. Autoritetet thanë se mbi 500 mijë njerëz e pritën në aeroportin ndërkombëtar El Alto, pas mbërritjes nga Ekuadori. Aeroporti ndodhet në një lartësi prej 4 mijë metrash mbi nivelin e detit, ashtu si kryeqyteti bolivian.

Një asistent i tij, tha se gjatë fluturimit, Papa kishte pirë një çaj që kishte në përbërje, gjethe kokaine, për ta qetësuar nga efektet fiziologjike që mund të shkaktonte zbritja në një lartësi të tillë.

Në Bolivi, Ati i Shenjtë shpërndau edhe një herë mesazhin e një Kishe për të varfërit, në vendin ku varfëria është në nivele alarmante. /Tv Klan/

Më Shumë

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit