Ja si u grabit banka në Durrës (Video)

A1 Report ka siguruar videon e plotë të grabitjes së bankës në Durrës, ngjarje e ndodhur dje. Dy persona të maskuar dhe të armatosur, arritën të marrin 8.765 dollarë, 7.015 euro dhe 17.741.320 lekë të vjetra.

Policia arriti të arrestojë një prej autorëve, Alban Duka dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin pa bërë të ditur identitetin e tij. 31-vjeçarii arrestuar gjatë grabitjes përdori maskë, e cila e bënte të ngjante si i moshuar.

Duka u vu në pranga në afërsi të rrugës së plazhit, ndërsa shoku i tij arriti të largohej. 31-vjeçari kishte me vete çantën me paratë e marra nga banka, si dhe sende të cilat u përdorën për grabitjen e saj.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Lajmet e Fundit