PDK në Malishevë ‘kërcënon’ me lule Veton Telakun

Ish-këshilltari i PDK-së në Malishevë, Veton Telaku është ‘kërcënuar’ me lule nga bashkëpartiakët e dikurshëm të tij.

Në seancën e sotme të KK-së, në ulësen e Telakut ish-bashkëpartiakët e PDK-së kanë vendosur lule me mbishkrime, në shenjë revolte të aderimit në NISMA.

“Kjo është përtej një skandalit. Është një kërcënim”, thuhet në komunikatë për media të Nismës në Malishevë.

“Ky veprim kërcënues e primitiv na bënë të gjithëve të ndihemi keq e veçmas elektorati i PDK-së, duhet të shqetësohet dhe të jetë vigjilent”.

“Ky veprim qyqar, brenda këtij subjekti, çdo ditë e më shumë e vërteton se lufta për pushtet nga disa individë është kuptuar jo drejt dhe jo përmes metodave demokratike”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizrenasi kalon te Ferizaj

Mesfushori prizrenas Diellor Beseni është zyrtarisht futbollist i ri i FC Ferizaj, duke u bashkuar me skuadrën bardhekaltër për sezonin e ri. Beseni vjen nga...

Në Dragash sekuestrohen dru nga policia, transportoheshin nga Leposavici pa dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 01 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale...

Lajmet e Fundit