17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Mbesa godet hallën me thikë

Shkonte vazhdimisht në shtëpinë e vëllait, ndërhynte në çështjet e familjes së tij, duke u bërë e bezdisshme.

Një vajzë 29 vjeçare në Tiranë, ka plagosur me thikë hallën e saj, duke e bërë fajtore se fuste hundët në punët e familjes dhe se prej saj shpesh lindnin probleme familjare.

Ajo i kishte thënë disa herë hallës që të mos vinte aq shpesh në shtëpinë e tyre, pasi sillte probleme me çdo vajtje të saj, por gruaja nuk hiqte dorë nga vizitat e vazhdueshme, deri sa u sulmua nga vajza e vëllait.

E plagosura është 53 vjeçarja M.H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se e reja Pavlina Pishaj i kishte thënë disa herë motrës së të atit që të mos vinte shpesh në shtëpinë e tyre, pasi i bezdiste dhe krijonte konfikte në familje me fjalët e saj.

Hallë e mbesë ishin zënë disa herë mes tyre, por ditën e djeshme situata ishte agravuar, duke bërë që 29 vjeçarja të rrëmbejë një thikë në kizhinë dhe të qëllojë motrën e të atit.

Gruaja u dërgua për ndihmë në spital, ku aty u zbulua gjithë sa kishte ndodhur dhe u lajmërua policia, duke çuar në arrestimin e së resë nga efektivët e komisariatit nr.6. Pavlina Pishaj ndodhet në polici, ku po merret në pyetje për të dhënë më shumë detaje nga ngjarja me pasojë plagosjen e hallës së saj 53 vjeçare./NOA/

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit