Bill Clinton në Srebrenicë

Srebrenica sot shënon 20 vjetorin e një krimi të dhunshëm ndaj popullsisë myslimane, nga forcat serbe në Bosnjë dhe për të nderuar viktimat e masakrës, në homazhe po merr pjesë edhe ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, raporton gazeta serbe Telegrafi.

Përvjetori, në cilat do të marrin pjesë një numër i madh i delegacioneve të huaja, do të mbahet në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit.

Mirnes Kovaq, një gazetar dhe publicist serb, e ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një fotografi të Bill Clinton me një grua të moshuar boshnjake, e cila po e përshëndetë.

Ai e ka dhënë lajmin se Bill Clinton arriti në Srebreniçë.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit