7.4 C
Prizren
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Banorët e Lagjes së Trimave në pritje të dëmshpërblimit për shtëpitë e shkatërruara

Ndonëse ka miratuar vendimin për kompensimin e dëmit, Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka filluar të dëmshpërblejë banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë për shtëpitë e shkatërruara gjatë aksionit policor, dy muaj më parë.

Derisa pastrimi i lagjes nga rrënojat po shkon drejt fundit, disa nga banorët me ndihmën e kompanive private kanë filluar punimet për ndërtimin e shtëpive, me shpresën se së shpejti do të marrin nga shteti dëmshpërblimin që u takon.

“Kompanitë që shesin materialin për ndërtim na kanë dhënë një afat për të paguar materialin që e kemi marrë për të filluar punimet. Presim nga qeveria paratë për të vazhduar punimet. I bëj thirrje qeverisë të lëshojë paratë sa më shpejt ashtu, siç na ka premtuar sepse dimri shumë shpejt vjen”, thotë Xhevrie Shabani, banore e Lagjes së Trimave.

Ndërsa, Shaban Jashari nga po kjo lagje ka theksuar se nëse qeveria e kryen punën e saj dhe i lëshojnë mjetet në xhiro-llogaritë e tyre, atëherë ata nuk kanë çfarë presin.

“Ne presim që këtë dimër ta kalojmë në shtëpitë tona, pasi mendoj që deri në vjeshtë do të punojmë”, ka thënë ai.

Koordinatori i shtabit emergjent, Shaban Demiri, pret që kompensimi i dëmit të fillojë brenda javës së ardhshme. Nëse dëmshpërblimi nuk vonon, ai shpreson që deri në fund të vitit banorët do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Qeveria nuk ka lëshuar ende paratë, por kam informacione se paratë do të fillojë të lëshohen në fundin e javës së ardhshme, ditën e enjte ose të premten dhe besoj që brenda tre javëve do të kryhet pagesa”, deklaron Demiri.

Për disa nga banorët vlerësimi i dëmit nga shteti nuk është real. Ata ankohen se dëmi që kanë pësuar shtëpitë e tyre është shumë me i madh nga sa është vlerësuar.

Rikujtojmë se gjatë luftimeve më 9 dhe 10 maj mes forcave maqedonase të sigurisë dhe pjesëtarëve të një grupi të armatosur, në Lagjen e Trimave, u dëmtuan 69 shtëpi, 16 prej të cilave u shkatërruan në masë të madhe./Top Channel/

Më Shumë

Gjesti lë shtëpinë, niset me urgjencë për spital

Gjesti është larguar përkohësisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Kjo pasi Gerta Gixhari gjatë festës në shtëpi i hedh dy herë alkool Gjestit...

Gazetari i njohur flet për “zhdukjen” e Xhenetës pas “Big Brother”

Gazetari Redjon Shtylla ka folur për zhdukjen e Xhenetës që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova 3. Në emisionin Weekend të Klan...

Lajmet e Fundit