Aksidentohet deputeti Tom Doshi

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi është aksidentuar në aksin Shkodër – Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ku makina me të cilën udhëtonte Doshi, tip Audi me targë “AA833JV” është goditur në pjesën e pasme nga një automjet tip BMV.

Doshi ka thënë për “News24? se ngjarja ka ndodhur në hyrje të rrugës për Velipojë.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit