RDK në Prizren organizon aktivitet humanitar

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) në Prizren, nesër organizon një aktivitet humanitar. Kryetari i RDK-së, Shkodran Kryeziu njofton se aktiviteti humanitar organizohet me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

“Nesër nga ora 18:30 Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, do te organizojë një aktivitet humanitar peër hirë të Festes se Fitër Bajramit”, njofton Kryeziu.

“Aktiviteti do te manifestohet me shpërndarjen e gjerave ushqimore për disa familje skamnore në Prizren, qe edhe ata ta gëzojnë e festojnë këtë festë të madhe të myslimaneve”.

Kryeziu njofton se pas aktivitetit humanitar, për të rinjët e këtij subjekti politik, RDK do të shtrojë iftar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit