Shala premtoi përkrahje në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte, Kujtim Shala kërkoi nga përfaqësuesit e institucioneve të trashëgimisë kulturore, që të bashkëpunojnë me profesionistët brenda këtyre institucioneve në realizimin e botimeve shkencore nga fusha e trashëgimisë kulturore

Shala pati një takim të frytshëm me përfaqësuesit e institucioneve të trashëgimisë kulturore, nga të cilët u informua për ecurinë e punëve në këto institucione. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve u zotuan se do të përmbushin programet e tyre, që lidhen me linjat buxhetore.

Ai kërkoi nga ta, që në përkim me obligimet ligjore dhe programet institucionale, të përmbushin afatin për inventarizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore deri me 10 tetor të këtij viti.

Po ashtu, ministri Shala kërkoi nga ta që të bashkëpunojnë me profesionistët brenda këtyre institucioneve në realizimin e botimeve shkencore nga fusha e trashëgimisë kulturore.

Ministri u premtoi përkrahje të vazhdueshme në përmbushje e programeve të tyre, për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit