19.8 C
Prizren
E enjte, 3 Tetor, 2024

DOKUPHOTO do të hapet me ekspozitën e Enri Canaj!

Edicioni i dymbëdhjetë i DOKUPHOTO do të paraqesë punën e fotografit Enri Canaj. Do të ekspozohen fotografitë e tij të cilat dokumentojnë dëshpërimin e një grupi emigrantësh nga Siria të cilët arrijnë në bregdetin grek. Enri Canaj poashtu do të jetë pjesë e një masterklase, duke treguar punën dhe praktikën e tij fotografike.

Ekspozita “Refugjatët sirianë në Greqi” do të hapet të enjten më 6 gusht në orën 20:00 në Sheshin e Dëshmorëve në Prizren. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 gusht.

Greqia është pika hyrëse për refugjatët sirianë të cilët përpiqen t’i shpëtojnë luftës civile brutale që po ndodh në atdheun e tyre. Shumë prej tyre kurrë nuk e përfundojnë udhëtimin e tyre për në Evropë, por mbyten në Detin Mesdhe.

Në shtator të vitit 2014, fotografi Enri Canaj ishte dëshmitarë i një varke të vogël me 49 refugjatë sirianë të cilët kalonin kufirin detar mes Turqisë dhe Greqisë. Refugjatët refuzonin ndihmën e rojes bregdetare greke dhe kur anija e tyre e vogël arriti në një ishull të pabanuar, ata u zhdukën në mjegullën e mëngjesit. Canaj shkoi pas tyre dhe dokumentoi negociatat e vështira ndërmjet organeve të autoritetit dhe refugjatëve. Në fund, refugjatët e kuptuan se vendi i braktisur ku kishin arritur nuk kishte ushqim apo ujë për t’i ofruar dhe lejuan rojën e detit t’i çojë në portin e Kios. Canaj ndoqi refugjatët mbrapa dhe dokumentoi ditët e para të tyre në ishullin e vogël të Egjeut. Seria e fotografive bardh e zi e ballafaqon shikuesin me ndjenjën e të qenurit të humbur në një vend të huaj duke mos ditur çfarë do të sjellë e ardhmja.

ENRI CANAJ është fotograf nga Shqipëria i cili emigrojë me familjen e tij në Athinë kur ishte 11 vjeç. Ai studioi fotografinë në Akademinë Leica në Athinë. Në vitin 2007 ai morri pjesë në një projekt të Këshillit Britanik për migrimin, duke ndjekur një seminar një-vjeçar me fotografin e agjencionit Magnum, Nikos Economopoulos.

Që nga viti 2008, Canaj është një fotograf i pavarur për publikime të rëndësishme si Time Magazine, CNN Photo Blogs, Newsweek, Le Monde Diplomatique, Burn Magazine, Foto8 Magazine London, Zv Magazine, PGJU Magazine, Feature Shoot, Courrier International. Puna e tij është ekspozuar në Fondacionin Kulturor të Bankës Kombëtare të Greqisë në Athinë, në Santral Bilgi në Stamboll, Parlamentin Europian në Bruksel, Qendrën Bozar për Arte të Bukura, Athens Photo Festival 2013, New Delhi Photo Festival 2014 si dhe ekspozita e tij personale në Muzeun Shtetëror të Artit Bashkëkohor në Selanik. Enri Canaj punon në Ballkan, kryesisht në Kosovë, Shqipëri dhe Greqi, duke u fokusuar në migrimin dhe krizën e fundit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Edhe një projekt i rëndësishëm në Rahovec, nis ndërtimi i terrenit sportiv në Hoçë të Vogël

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në Hoçë të Vogël. https://prizrenpress.com/kabashi-truck-shet-kamiona-te-punes/ Ai...

Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë, dyshohet për vrasje në vitin 2013 në Prizren

Prokuroria e Prizrenit ka bërë të ditur më 01.10.2024 se, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S. H., shtetas i Shqipërisë, për shkak të...

Lajmet e Fundit