11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Mbi rakinë dhe çmendurinë: çfarë i bëjnë ndërgjegjes ato?

SALI BYTYÇI

Çmenduria është sëmundje mendore që njeriun kryesisht e sulmon në ndërgjegje, duke ia dobësuar atë, e që shkon deri në shkatërrimin e plotë të saj

Çfarë të përbashkët kanë rakia, që është pije alkoolike dhe çmenduria, që është sëmundje mendore?

E përbashkëta e tyre është se, përveç dëmeve të tjera që i bëjnë personalitetit të njeriut, këto ia dëmtojnë rëndë ndërgjegjen.

Pra, njeriut i cili sa më shumë kalon në varësi të alkoolit dhe atij që sa më shumë marroset, aq më pak u ngelet ndërgjegje! Dhe, sa më pak që i mbetet ndërgjegje një njeriu, aq më shumë ai i afrohet kafshës, instinkteve, nevojave fizike…

Si përfundim, njeriu i çmendur, për një interes të vetin të ngushtë e dëmton familjen e tij, rrethin, kombin, por edhe më shumë, kjo varet kryesisht nga rrethanat në të cilat jeton e vepron ai.

Sot, në hapësirën shqiptare, persona që kanë filluar të çmenden ose janë të çmendur plotësisht po veprojnë nën petkun e fetarit, të opinionistit, të politikanit, të intelektualit të pavarur e të varur etj. Pra, këta i gjen në çdo qelizë të shoqërisë, po me një trend rritjeje. Këta janë edhe njerëzit të cilët sot, për interesat e tyre të ngushta, e dëmtojnë çështjen e përgjithshme të kombit tonë: me pamje, me fjalë, me vepra…

Megjithatë, në fund të fundit, më përgjegjës për veprimet e njerëzve të çmendur është shoqëria se ata, sepse të çmenduri janë të papërgjegjshëm, por ajo që e dallon hapësirën shqiptare nga ajo jashtë saj, ku të çmendurit kryesisht qëndrojnë në margjina të shoqërisë, është se tek ne, jo rrallë njerëzit e çmendur dalin në postet udhëheqëse: në politikë, në religjion, në arsim, në kulturë etj.

(16 korrik 2015)

Më Shumë

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Lajmet e Fundit