Muja uron myftiun Lutfi Balleku dhe qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, uron kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Lutfi Balleku dhe të gjithë qytetarët e komunës me rastin e festës së Bajramit të madh.

“Festa e Bajramit, uroj që të na shërbejë të gjithëve, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë”, thuhet në urim.

“Lumturia e mira dhe harmonia, të jenë primare në jetën tuaj. Dituria të jetë burim i përditshëm i jetës sonë. Dashuria, sakrifica dhe respekti të jenë freskim i shpirtit dhe shoqërues yni përgjithmonë”.

“Uroj që kjo festë, të na bashkojë të gjithëve fuqishëm, të jemi sa më solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë, të rrugëtojë të gjithë së bashku drejt sukseseve të reja”.

“Urime dhe gëzuar Bajrami qytetar të komunës sonë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit