Apelohet për kujdes të shtuar ndaj zjarreve në Suharekë

Në takimin e mbajtur sot për koordinim lokal të sigurisë së Komunës së Suharekës, nënkryetari i komunës, Rexhep Kuçi së bashku me togerin e policisë Afrim Sylaj, kanë treguar për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë kësaj jave si dhe për situatën e qetë dhe stabile në komunë.

Në këtë takim u cekën me rend aktivitetet e planet e shumta, disa të përfunduara e disa në fazë të zhvillimit, si inspektimi i rrugëve në Sopi, Savrovë, Dobërdelan, Bllacë dhe Studençan, pastaj mbyllja e aplikimit për subvencione të serave dhe dhe hapje të puseve.

Edhe pse sipas Togerit të Policisë gjendja e Komunës u konsiderua si e qetë dhe stabile, megjithatë u numëruan disa raste që kanë prishur qetësinë si: 8 keqpërdorime të pyjeve, 6 vjedhje, 5 dëmtime prone, 2 tentim vetëvrasjeje dhe një sulm fizik. E si pasojë e tërë kësaj policia ka arrestuar 10 persona dhe ka konfiskuar 20 raste.

Gjithashtu policia ka njoftuar për një fushatë që do të mbahet këtyre ditëve kundër shkaktimeve të zjarrit, dhe u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të kenë kujdes me zjarr dhe të lajmërojnë policin menjëherë në rast se janë të përfshirë në ndonjë rast zjarri. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit