Mungesa e Ledri Vulës shtyn prapë seancën gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte paraparë të mbahej seanca në të cilën të akuzuar janë Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj, ndërsa palë e dëmtuar është Ledri Vula.

Në bazë të aktakuzës, Mirena dhe Çoçaj akuzohen për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” ndaj Ledri Vulës.

Asdren Hoxha – avokati i të akuzuarit Gazmend Mirena, tha se seanca nuk u mbajt për arsye se pala e dëmtuar nuk u paraqit në gjykatë, përkatësisht këngëtari Ledri Vula.

Sipas avokatit Hoxha kjo nuk është hera e parë që pala e dëmtuar nuk paraqitet në seancë gjyqësore dhe për këtë arsyeje nuk po mund të vazhdohet procedura gjyqësore.

Ai tha se Ledri Vula kishe ftesë të rregullt gjyqësore por ai nuk është paraqitur në seancë.

Gjykata është detyrua prapë ta shtyjë këtë seancë në mungesë të palës së dëmtuar./Kallxo.com/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit