Konica: Të kishim mend, sot Greqia do ishte çifliku ynë

Këto dy ditë në media dominojnë titujt mbi vizitën e kryediplomatit grek, Nikos Kotzias në Shqipëri.

Ai e nisi me një gafë, kur i tha homologut shqiptar Dhimitër, në vend që ta quante Ditmir.

Vizita e tij u mbyll para kohe, pasi ai duhej të largohej në Greqi, ku kishin nisur trazirat në prag të miratimit të marrëveshjes së shpëtimit me BE-në.

Kotzias e “mbylli” çështjen e pronave çame, kur tha se “po flasim për shqiptarë normalë, jo për kriminelë”.

Historiani dhe politikani Paskal Milo thotë për Panoramën se kjo vizitë ishte vetëm melhem në plagët e vjetra.

Ndërkohë portali i Faik Konicës publikon një thënie të dijetarit shqiptar, botuar në gazetën Albania në vitin 1899.

“Greqia ishte çifliku i Ali Tepelenit. Të kishim mend, do të ishte edhe sot çifliku i ynë. Tre të katërtat e fshatrave të Greqisë janë shqiptare e më të shumët kuvendojnë sot për sot shqip,” shkruante Konica.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit