Komplot për të vrarë reperin, Lil Wayne

Konfliktet e vazhdueshme mes reperit, Lil Wayne dhe Birdman kanë shkuar në një rrugë pa kthim.

Sipas një shkrimi të publikuar nga televizioni lokal, “Atlanta ABC”, Birdman dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Young Thug dyshohet se kohët e fundit organizuan një atentat për të vrarë Lil Wayne.

Televizioni lokal amerikan njofton se ndaj reperit të famshëm me ngjyrë u organizua një atentat në fund të Prilli kur ai po kthehej me autobusin e tij nga një turne koncertesh.

Sipas burimeve të medias lokale autobusi u qëllua me një plumb, ndërkohë që dy makina e goditën në anë duke e aksidentuar, por fatmirësisht pa viktima.

Rivaliteti në muzikë duket se është një luftë e hapur prej vitesh mes Lil Wayne dhe rivalit të tij në muzikë, Birdman 46 – vjeç i cili po përkrahet edhe nga miku i tij 22 – vjeçari, Young Thug.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit