Miku i ngushtë i Whitney viziton vajzën e divës së muzikës

Producenti muzikor Tyler Perry ka vizituar Bobbi Kristina Brown, vajzën e mikeshës së tij Whitney Houston.

22-vjeçarja ka dëme të parikuperueshme të trurit, dhe tashmë ndodhet ende në kujdesin e aparaturave. Ajo u gjet me shenja në trup në vaskën e shtëpisë së saj në Atalanta.

Nëna e saj, e cila ishte një mikeshë e ngushtë me Perry, vdiq nga drogat në shkurt të 2012 nga drogat. Houston u gjet e pajetë në vaskë.

Pas vizitës, Perry ka shkruar në Facebook: “Këtë mëngjes u zgjova me Whitney në mendje. Unë nuk munda ta ndihmoj por mendoj gjithçka që ajo kishte ëndërruar për fëmijën e saj. Dhe e di që kjo e tanishmja nuk ka qënë ëndrra e saj”, ka shkruar Perry.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit