10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Apelon QKUK-ja: Ruheni nga rrezet e diellit

Nxehti i madh që po mbretëron në Kosovë, ka bërë që të ketë një sërë rreziqe shëndetësore të cilat mund të evitohen në rast se tregohemi të kujdesshëm me oraret e ekspozimit nën rrezet e diellit. Mot i nxehtë dhe me diell pritet të mbajë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 32 gradë deri 35 gradë Celsius. Por, dita më e nxehtë është parashikuar të jetë e diela (nesër).

Në një prononcim për “Zërin”, drejtori i Klinikës Emergjente pran QKUK-së, Basri Lenjani tregon se cilat janë dëmet që shfaqen tek personat nga marrja e rrezeve të tepërta të diellit.

Ai poashtu thotë se, numër rekord i të sëmurëve dhe të lënduarve kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në Emergjencën e QKUK-së, edhe përkundër anashkalimit të institucioneve parësore dhe dytësore që mund të ofrojnë kujdes mjekësor. Në 24 orët e fundit kanë kërkuar ndihmë 320 persona, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme kanë qenë 150 raste, tregon Lenjani.

“Është shënuar rritje numri i të sëmurëve me sëmundje kronike, ata të cilët i ekspozohen rrezeve të diellit që nuk e respektojnë orarin e rrezitjeve prej orës 11:00 deri 17:00. Në ato momente janë të dëmshme, sidomos ato që janë të sëmur nga zemra”, ka thënë ai.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Lajmet e Fundit