Vetëvendosja në Malishevë, kallëzim penal ndaj komunës

Lëvizja Vetëvendosje (VV) në Malishevë ka dërguar të enjten në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Malishevës, duke ngritur kështu një kallëzim penal ndaj komunës.

Valon Hoti, asamblist i VV në Malishevë tha për Kallxo.com, se kallëzimi penal është kryer për shkak të shkeljeve serioze të gjetura në auditim.

“Të vendosur për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, ashtu siç kemi paralajmëruar, sot dorëzuam kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kundër zyrtarëve të Komunës së Malishevës, lidhur me shkeljet e gjetura ngaAuditori i Përgjithshëm”, tha Hoti.

Ai tha se kjo qeverisje i ka shkaktuar dëm qindra mijë euro komunës, me një buxhet sakaq të varfër.

I njëjti tha se të gjeturat e pasqyruara në këtë raport tregojnë qartë keqmenaxhimin e parasë publike.

Valon Hoti, tha se nuk kanë dërguar emra konkret në prokurori, por vetëm kanë cekur zyrtaret komunal, për të cilët duhet prokurori të hetojë, pasi ka bazë të mjaftueshme për ti filluar hetimet në këtë rast.

Muhamet Bytyqi nga LVV, kishte paralajmëruar më 15 korrik për Kallxo.com se këtë raport do ta dërgonin në prokurori për hetime. /Kallxo.com/

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit