Në Prizren përurohet xhamia “Ymer Prizreni”

Me një solemnitet rasti, sot është përuruar objekti i ri fetar në rrugën e tranzitit që lidh Prizrenin me Petrovën.

Pjesë e përurimit të xhamisë së re ishin drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren dhe besimtarë të shumtë.

Kryetari i KBI-së në Prizren, Lutfi ef. Ballëk para të pranishmëve tha se personat që kanë kontribuar në ndërtimin e këtij objekti, dëshmojnë se besimtarët në Prizren, duke ndjekur rrugën e Krijuesit, me përkushtimin më të madh nuk kursejnë nga pasuria e tyre për të ndërtuar tempuj fetar siq është solemniteti i sotëm në këtë vend.

Ndërkaq, kryeimami i KBI-së në Prizren, tha se ata që kontribuan në ndërtimin e këtij objekti i tejkalojnë përmasat e përkushtimit për ndërtimin e xhamive në të cilat besimtarët i kryejnë obligimet fetare ndaj Krijuesit.

Truallin e për ndërtimin e kësaj xhamie në sipërfaqe prej 500 metër katror e kanë dhënë vëllezërit, Fikret e Fikrim Muriqi, ndërsa ndërtimin e tërësishëm të xhamisë e ka financuar bashkëatdhetari, Urim Hoxhaj, të cilët në këtë solemnitet nuk kanë dashur të prononcohen.

Ndryshe, ditën e nesërme në lagjën “Tusuz” do të përurohet edhe një xhami e re e cila është ndërtuar me mjete financiare nga banori i kësaj lagje, Bilall Likaj. /TV Prizreni/

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit