7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Tentoi të vriste ish-gruan, 38-vjeçarja tregon se si i hoqi armën

Tentativa e vrasjes që ndodhi pasditen e djeshme në Golem, kishte si shkak konflikett e divorcit. Fildize Hafizi 38-vjeçarja, arriti që ti heqë armën ish-bashkëshortit të saj dhe tregon se ajo ka qenë dhe më parë e kërcënuar nga ai.

Fildizi është nënë e dy fëmijëve, e një djali 12 vjeç dhe një vajze 14 vjeçe, e cila ditën e djeshme është përballur me sjelljen agresive të ish-burrit të saj Fadil Kasemi, i cili e ka grushtuar atë ndërkohë që në çantë mbante një armë zjarri.

“Ai erdhi te çadra ku ishim ne dhe pa thënë asnjë fjalë më goditi me grusht. Në atë moment pash se po përpiqej të nxirrte diçka nga çanta dhe ia tërhoqa me forcë duke ja marrë nga duart. E dija që aty mund të kishte armë”, është shprehur Hafizi.

38-vjeçarja Hafizi është në magjistratë për gjygjtare, ajo ishte divorcuar që prej marsit dhe thekson faktin se dyshimi për armën ishte pasi dhe më parë ishte kërcënuar nga Kasemi, përcjell albeu.

Ajo deklaron se, “Nuk e di nëse mban gjithmonë armë me vete por dhe njëherë tjetër më ka ardh te shpia dhe më ka kërcënuar me armë.”

Më Shumë

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67,...

“Drejtësi, jo politikë” i 17 shkurtit merr përkrahjen e Bali Muharremajt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë vizituar Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune,...

Lajmet e Fundit