10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Arta Dade akuzon Berishën për masakrën e Srebrenicës

Kryetarja e komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme tk Shqipërisë, Arta Dade artikuloi dje akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një diskutim për luftën kundër narkotikëve, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Dade deklaroi se qeveria e kaluar mban rekorde për trafik të armëve të zjarrit.

Ajo akuzoi drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha se ka furnizuar me armë Millosheviçin për masakrën në Srebrenicë. “Berisha ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviçit. Ministrat e Partisë Demokratike kanë çuar fishekë deri në Ruanda, e imagjinoni dot, deri në Ruanda kanë çuar fishekë. Berisha ka çuar edhe fishekë në Srebrenicë, atje ku është bërë masakra”, tha Dade. Shpërthimi i Dades u nxit nga akuzat që deputeti demokrat, Aldo Bumçi ngriti pothuajse gjatë gjithë mbledhjes, për kandidatët e mazhorancës për kryebashkiak në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Bumçi akuzoi qeverinë se i mungon vullneti për luftën kudër korrupsionit, ndërsa i kërkoi një opinion nga ministri Tahiri për deklaratat e SHBA për kandidatit të inkriminuar që kandidoi maxhoranca në zgjedhjet lokale. “Ne si Parti Demokratike mbështesim policinë, por dyshojmë se nuk ka vullnet politik, sepse ju mbroni njerëz kriminelë. Çfarë mesazhi i jepni policisë? Sa jemi të besueshëm ne kur ambasadori i SHBA tha të mos kandidojmë njerëz të inkriminuar?”, tha Bumçi.

Duke u fokusuar tek marrëveshja SHBA-qeveri për luftën ndaj lëndëve narkotike, Bumçi u shpreh se qeveria është kundër frymës së kësaj marrëveshje. Edhe në ketë rast, ministri Tahiri kërkoi që opozita të jetë më bashkëpunuese në luftën kultivimit dhe trafikut të narkotikëve dhe të mos jetë nxitëse. Ai përmendi deklaratat e Bashës për kanabisin ne Lazarat

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito,...

Lajmet e Fundit