4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Gjykata Speciale të enjten del edhe njëherë para Kuvendit?!

Koalicioni qeverisës, PDK- LDK, i drejtuar nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, do të provoj që edhe njëherë ta vë në rend të ditës, në seancën e Kuvendit të Kosovës, amendamentin kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Kështu i kanë thënë burime ndërkombëtare Gazetës Blic.

Sipas këtyre burimeve, Hashim Thaçi është zotuar tek ndërkombëtarët se do të bëjë përpjekje maksimale që t’i bind deputetët e tij që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

“Sipas të gjitha gjasave të enjten, edhe njëherë do të jetë para deputetëve amendamenti kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale”, tha ky burim.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar se sot është mbledhur Grupi Parlamentar i PDK-së, ku temë qendrore ka qenë pikërisht votimi i Gjykatës Speciale.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, në këtë mbledhje ende nuk është arritur pajtueshmëria për votimin e amendamentit kushtetues nga ana e PDK-së.

Gjatë ditës së djeshme, njëri nga deputetët që e ka votuar kundër Gjykatën Speciale herën e parë, Fadil Demaku ka thënë se sërish do të votoj kundër.

“Nuk kam ndryshuar qëndrim. Është çështje e përfunduar, do të votoj kundër”, i ka thënë ai Gazetës Blic.

Edhe deputeti tjetër, Bekim Haxhiu- Kamishi dje në një intervistë që e ka dhënë për mediet ka qenë i prerë në qëndrimet e tij, se nuk do ta votoj Gjykatën Speciale.

Pos opozitës që ishte kundër, ishin edhe 13 deputetë të PDK-së ata të cilët bën që të dështoj kalimi në Kuvend i amendamentit kushtetues, që do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Partitë opozitare, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të mos të ndodh riprocedimi i këtij amendamenti kushtetues, për faktin se nëse do të ndodhte kjo, atëherë përfundimisht në Kosovë do të marrë fund demokracia./ Gazeta Blic

Më Shumë

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit