Asgjësohen 600 rrënjë kanabis në Pukë, në pranga 2 persona

Policia shqiptare në Pukë kanë asgjësuar në orët e fundit rreth 600 rrënjë kanabis sativa.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bimët ishin mbjellë në tre parcela në fshatin Karmë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Roland dhe Klodian Mhilli, të konsideruar si përgjegjës për kultivimin e bimëve, transmeton tch.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, agjentët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë të tipit pistoletë, saktësojnë më tej burimet.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit