16.9 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Prizren: Një muaj paraburgim për fajdexhiun

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim fajdexhiut nga Ferizaj, A.Veselit.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 22.07.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 22.08.2015”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se prej vitit 2013, në vazhdimësi deri me 22.07.2015, në Prizren, kontrakton në mënyrë jo proporcionale një shumë të dukshme të parasë duke shfrytëzuar nevojën dhe gjendjen e rëndë financiare të personit tjetër si dhe pa përvojën e personit tjetër, në atë mënyrë që i jep të dëmtuarve A.Budurit, dhe L. Shalajt,të holla euro në shuma të ndryshme me kamat mujore prej 10%.”.

“Gjatë muajit maj të vitit 2015, me datë dhe kohë të pacaktuar, në Prizren, seriozisht i kanos me armë-pistoletë për shkak të mos përmbushjes së obligimit të fajdesë të cilën nuk ia kishin paguar të dëmtuarit A.Buduri, L.Shala, dhe L.Shala”.

“Me datën 08.07.2015 i pandehuri me qëllim të kundërligjshëm të pasurisë për vete përdor forcën dhe kanosjen serioze dhe me këtë i detyron të dëmtuarit A,Buduri dhe L.Shalën të shkojn bashkë me të në zyrën e avokatit N.E. ku i detyron që të lidhin marrëveshje me shkrim të cilën marrëveshje ua përpilon avokati me këtë përmbajtje ,, nëse nuk mund të paguhet borxhi prej 50.000 eurove deri me datën 30.09.2015, toka parcela kat astrale nr.09629-1 në sipërfaqe prej 6250 m2 , duhet t’i kalonte në emër të A.Veselit , marrëveshje të ngjashme lidh edhe me të dëmtuarin L.shala.”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ngjarja tragjike në Prizren: Dyshohet se babai e vrau vajzën e tij me thikë

Një vajzë e moshës 15 vjeçare dyshohet se është vrarë nga babai i saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda një familje në Prizren. I dyshuari e...

Behar Begaj i LDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren po vazhdon të zgjerojë radhët e saj me figura me përvojë të spikatur politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj...

Lajmet e Fundit