3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

EC Ma Ndryshe: Trotuari nuk është vendparking

EC Ma Ndryshe të premten ka realizuar performansën publike “Sa m2 një vendparking?!”, përmes të cilit aktivitet është përcjellë porosia për promovimin e lëvizjes së lirë në trotuaret e qytetit të Prizrenit.

“Hulumtimet e viteve të kaluara në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…” rregullisht e kanë nxjerrë si shqetësim kryesor të qytetarëve bllokimin e trotuareve me automjete. Bazuar në këto të gjetura, performansa “Sa m2 një vendparking?!” ka inskenuar në sipërfaqen e një vendparkingu 2,5m X 5m një dhomë dite”, tha  koordinator i i projektit Fisnik Minci.

Gjatë ditës në këtë “dhomë dite” të vendosur në trotuar, qytetarët kanë ndaluar për të pirë kafe, bashkë me aktivistë nga shoqëria civile, të cilët janë solidarizuar me thirrjen që trotuari të jetë në shërbim të këmbësorëve.

“Performansa ka shërbyer për fuqizimin e thirrjes për më shumë vëmendje në rastet e bllokimit të hapësirave publike, duke dëshmuar se ajo është qenësore, dhe se sipërfaqja 12,5 m2 e një vendparkingu është e barabartë me sipërfaqen e një dhome në të cilën mund të ndodhin shumë nga aktivitetet jetësore”.

“Trotuaret janë ato pjesë të hapësirës publike në qytet, të cilat, pos që e krijojnë sipërfaqen e përshtatshme për ecje në publik, iu ofrojnë siguri këmbësorëve në trafik. Pra, trotuaret nuk janë vetëm çështje e transportit, por edhe çështje e të drejtave të njeriut. Prandaj i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që në mënyrë konstante të angazhohen për zhbllokimin e trotuareve në të gjitha pjesët e qytetit”.

“Performansa publike “Sa m2 një vendparking?!” është realizuar në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, të financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. “Qyteti gjithëpërfshirës…” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit”/PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços. Media kanë...

Reshjet e borës, Durmishi thotë se të gjithë operatorët janë aktivizuar për mirëmbajtjen e rrugëve

Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes rrugore janë aktivizuar për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin, ka njoftuar...

Lajmet e Fundit