Senati i UP-së po e bojkoton rektorin?

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk e ka zhvilluar mbledhjen e paraparë për të martën. Ky Këshill nuk është tubuar për shkak të mungesës së kuorumit.
“Në mungesë të kuorumit Këshilli nuk ka mbajtur mbledhjen, pasi që kanë qenë prezentë jo më shumë se tre veta”, thotë një burim i gazetës “Zëri” nga Rektorati.

Për të parin e UP-së, rektorin Ramadan Zejnullahu, kjo nuk është shqetësuese.

Ai ka mohuar se Këshilli nuk është mbledhur dhe, sipas tij, punët në UP po shkojnë mirë. Zejnullahu thotë se Këshilli Drejtues ka shkuar në pushim dhe tash nuk do të mblidhet deri në shtator.

Rektori Zejnullahu ka mohuar edhe një bojkot që mund të vijë nga Senati i UP-së.

Sipas tij, Senati do të mblidhet para 1 gushtit të këtij viti dhe do të diskutohet rreth konkursit publik për pranimin e studentëve të rinj në UP, shkruan Zëri

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit