Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

Ndonëse kanë kaluar gati tetë muaj që nga formimi i Qeverisë së re të Kosovës, kur Isa Mustafa është zgjedhur kryeministër, në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, vazhdon të figurojë emri Hashim Thaçit si kryeministër i Kosovës.

Jo rrallë disa media kur përmendin emrin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi,, i referohen atij si kryeministër i dytë i Qeverisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Mediat këtë më shumë e bëjnë për ta fuqizuar rolin e Thaçit që po e lua si zëvendëskryeministër i parë, por jo edhe nga fakti se emri i tij vazhdon të qëndrojë si kryeministër në ueb faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës.

Mbase nga angazhimet e shumta që kanë zyrtarët e autorizuar për mirëmbajtjen e ueb faqes së Qeverisë kanë harruar ta rifreskojnë me të dhënat e përgjithshme për Republikën e Kosovës.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit