Digjet lokali tregtar në Nebrogosht të Prizrenit

Një incident zjarri ka ndodhur sot në mëngjes në lokalin tregtar ushqimor “ICOLI” në fshatin Nebrogosht të Prizrenit.

Sipas Policisë, ndihmesë në shuarjen e zjarrit kanë dhënë fqinjët dhe familjarët.

“Janë djegur katër frigorifer dhe inventari po ashtu janë dëmtuar edhe gjërat ushqimore nga tymi e flaka. Vlera e dëmit vlerësohet rreth 8000 euro”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Hetues policorë në bashkëpunim me ekspertin për hetimin e shkaqeve të zjarrit po punojnë për zbardhje e rastit.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit