Lideri kurd e kritikon planin e Turqisë për Sirinë

Lideri i partisë prokurde në Turqi, Partia Popullore Demokratike, Selahattin Demirtas, thotë se “zona e sigurisë”, të cilën planifikojnë ta krijojnë Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, në pjesën veriore të Sirisë, është përpjekje e Ankarasë për t’i ndalur kurdët, që ta formojnë territorin e tyre të përbashkët.

Mëtutje, Demirtas i tha rrjetit BBC se operacionet ushtarake turke kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) për ta krijuar zonën neutrale përgjatë 110 kilometrave të kufirit turk, janë mbulesë për t’i marrë në shënjestër kryengritësit nga Partia Punëtore Kurde (PPK).

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë partinë PPK grup terrorist, por Uashingtoni i mbështet dhe i pajisë forcat e tjera kurde në Irak dhe Siri, për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik, transmeton Rel.

Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë pohimet se presidenti, Barack Obama, është pajtuar që të shikoj në një mënyrë tjetër për ta siguruar ndihmën e Turqisë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit