Hasani: Kërkova nga deputetët e PDK-së mos ta votojnë Specialen

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i cili po vazhdon t’i qëndrojë stoik mendimit të tij që Gjykata Speciale nuk duhet të kalojë.

Hasani ka përgënjeshtruar fjalët se nga deputetët është kërkuar të nënshkruhet se do ta votojnë Gjykatën Speciale dhe se ata që nuk kanë nënshkruar ka qenë vet ai, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku.

“Këto janë mashtrime. Në Grup Parlamentar është kërkuar nga kryetari i partisë që të votojmë Gjykatën Speciale dhe unë kam kërkuar që mos ta votojmë Gjykatën Speciale”, u shpreh Hasani për Indeksonline.

Më pas Nait Hasani tha se ka debatuar me kryetarin e partisë, Hashim Thaçi.

“Unë kam debatuar dhe kam bërë thirrje deputetëve, por edhe kryetarit të partisë se nuk duhet ta votojmë Gjykatën Speciale sepse kemi të bëjmë me një selektim të krimit. E në fakt krimi është universal, nuk njeh as gjini, as komb, as fe, as gjuhë, por që krimi është krim”, shtoi Hasani.

Ai si përfundim tha se duhet të bëhet një gjykatë por gjykatë për krimet e luftës në Kosovë pa dallim, raporton Indeksonline.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit