Rihanna-s iu refuzua koncerti për Freddy Gray

Artisja e muzikës R&B Rihanna raportohet se është ndaluar nga policia për mbajtjen e një koncerti pa bileta dhe marshimin me protestuesit në Baltimore, gjatë trazirave në fillim të këtij viti.

Baltimore Sun ka publikuar një dokument në fillim të kësaj jave ku tregohet se menaxheri i këngëtares kishte kërkuar lejen e këtij koncerti, menjëherë pas shpërthimit të trazirave të dhunshme, që lindën si pasojë e vdekjes së afro–amerikanit, 25–vjeçarit, Freddie Gray, i cili ndërroi jetë pas një dëmtimi të pashpjegueshëm në shtyllën kurrizore, gjatë qëndrimit në paraburgim.

Në mesazhin që u dërgua nga zyrtari i Departamentit të Medias, Eric Kowalczyk thuhej: “Rihanna dëshiron të ecë me protestuesit si dhe të japë më pas për ta një koncert pa bileta. Ajo do të vijë me avion dhe për të devijuar mediat apo shtypin do të udhëtojë në qytet me tren ( ose makinë nëse është e nevojshme)”.

Kjo mundësi, këngëtares iu refuzua nga Komisioneri i Policisë në Departamentit e Baltimores, Anthony Batts.

Menjëherë pas refuzimit këngëtarja postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, të një oficeri policie me sy të përlotur.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit