Ka ndërruar jetë shkrimtari elbasanas, Milianov Kallupin

Milianov KallupinËshtë ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Elbasanit, Milianov Kallupi.

Poeti, gazetari e botuesi Milianov Kallupi u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, bën të ditur TCh. Kallupi njihet si gazetar në vitet 1983-1995 në gazetat “Luftëtari” dhe “Fjala e Lirë”, ai themeloi shtëpinë botuese “Egnatia” në vitin 1995.

Për 40 vjet u mor me krijimtari letrare dhe poezi. Milianov Kallupi ka botuar mbi 150 tituj librash, disa prej të cilëve janë përkthyer në 6 gjuhë të botës. Miqtë dhe të afërmit e tij e kanë cilësuar vdekjen e Milianov Kallupit një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por për kulturën dhe qytetarinë elbasanase. Milianov Kallupi renditet në enciklopedi dhe antologji të ndryshme të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci e Greqi dhe së fundmi në antologjinë “Letrat moderne Shqipe” në gjuhën italiane.Për krijimtarinë poetike të Milianov Kallupit kanë shkruar mjaft kritikë dhe analistë të njohur të cilët kanë vlerësuar punën e tij të vazhdueshme krijuese, si dhe punën organizative për zhvillimin e veprimtarive letrare.

Me të drejtë Milianov Kallupi mban titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit.

Më Shumë

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Lajmet e Fundit