Fshati ku shtëpitë kushtojnë si në “Shatërvan” të Prizrenit

Janë të njohur ustallarët e punimit të gurit

Fshati ka një infrastrukturë shumë të mirë dhe shtëpitë janë afër njëra-tjetrës, ngase të gjithë kurbetçinjtë edhe pse kanë mundësi të blejnë shtëpi në qytete, por secili ka të vetmen ëndërr që të ndërtojë shtëpi në këtë fshat. Kjo dashuri për këtë fshat dhe tokën e të parëve ka bërë që këtu për një ari truall të paguhet më shtrenjtë se në “Shatërvan” të Prizrenit

Mushnikova e Prizrenit vazhdon të mbetet fshati që ruan përkushtimisht traditën e dasmës dhe vdekjes. E shtrirë rrëzë male maleve të Sharrit Mushnikova ka një lartësi mbidetare rreth 960, ka 250 familje me 1600 banorë, që jetojnë në këtë fshat dhe shumica merren me zejen e muratorëve. Kurse, jo më pak se 350 banorë jetojnë në shtetet e Perëndimit.

Kryetari i fshatit, Sedat Bajrami, duke dhënë gjenezën e emrit të fshatit, afërsisht para 400 viteve shprehet se në këtë fshat ishte një krua, i cili shërbente për furnizimin me ujë. “Banorët shqiptarë kur shkonin të mbushnin ujë përdornin fjalën mush ni kovë, banorët serbë dhe myslimanë, kur dëgjuan këtë fjalë mendonin se këta janë mushnikovas dhe prej aty fshatit i mbetet emri Mushnikovë”, shprehet ai. /Kosova Sot/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit