Veteranët sërish protestojnë sot

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare sot sërish do të dalin në protestë. Këtë e ka paralajmëruar nëpërmjet Facebook-ut kryetari i Këshillit për Mbrojtën dhe të Drejtat e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi.

Qeriqi ka shkruar se arsye për protestë është vonesat e siç ka shkruar ai “të pakuptimta të listave përfundimtare që po bëhen nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të luftës”.

Gjithashtu, sipas Qeriqit arsye tjetër për protestë është edhe kërkesa për zbatimin e ligjit për veteranët e luftës.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në orën 12:00.

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit