Luana Vjollca braktis Top Channel, ja destinacioni i ri

Tashmë dihet që Luana Vjollca nuk do të jetë më prezantuesja e parashikimit të motit në Top Channel.

Vetë bukuroshja e ka dhënë lajmin ditë më parë në emisionin e mëngjesit “Wake Up” për këtë gjë, pa lenë të kuptohet qartë se cilat do të jenë planet e saj në të ardhmen.

E përkushtuar sëfundmi edhe në muzikë, Luana duket se do të bej pak pushim, për t’u rikthyer ndoshta në një ekran tjetër.

Sipas thashethemeve që po qarkullojnë ditëve të fundit, në bisedime me moderatoren e mirënjohur është një tjetër televizion. Mësohet se Luana ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e edicionit të ri “Dancing with the Stars” sezonin e ardhshëm, raporton Infomedia.

Nuk dihet ende nëse ftesa është vetëm për këtë spektakël, apo për ta pasur tashmë bionden simpatike në Vizion Plus. Deri më tani vetë prezantuesja nuk ka dhënë asnjë përgjigje rreth fatit të saj në Top Channel, apo në ndonjë televizion tjetër.

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Lajmet e Fundit