25.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Përse kërkoj(m) letërnjoftime edhe në gjuhën boshnjake

Nga Cerim Bajrami

Të enjtën dhe të premtën e kaluar, në seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës në rend të ditës ka qënë edhe leximi i dytë i Ligjit për letërnjoftime. Siq kanë raportuar edhe mediumet në gjuhën shqipe, dy amandamentet kanë shkaktuar debat ndërmjet deputetëve të kuvendit dhe propozuesve të tyre.

Kur është fjala për amandamentin e dytë, me nr.9, debatiështë zhvilluar ndërmjet dy-tre deputetëve të cilët kanë qenë të rezervuar apo kunder atij propozimi i cili ka mbështetje unanime nga komisioni funksional për punët e mbrëndshme dhe mbikqyrje të FSK-së, dhe, nga ana tjetër, Çerim Bajramit, deputetit boshnjak, propozuesit të amandamentit si anëtar i komisionit dhe dhjetëra deputetëve të cilët e kanë mbështetur këtë propozim. Ky amandament, si dhe Ligji në përgjithësi, ka mbetur pa votim për shkak të mungesës së kvorumit në hallë të kuvendit, për atë arsye votimi eshte prolonguar për muajin shtator, pas pushimit veror.

Megjithatë, para zvogëlimit të numrit të deputetëve nën 61 të pranishëm, amandamenti i parë “i kontestueshëm” i deputetit Nait Hasani, i cili gjithashtu ka shkaktuar debat nga të pranishmit, me vendim të shumicës është refuzuar, derisa ai nuk ka pasur as mbështetje nga Komisioni funksional. Ky propozim i Hasanit i është referuar që në letërnjoftim të jet e shënuar edhe përkatësia etnike.

Propozimi i Bajramit ka mbështetje unanime nga Komisioni Funksional, si dhe nga OSBE-ja, si dhe nga shumica e deputetëve në diskutim në Kuvend.

Per fat keq,ky ndryshim i rëndësishëm i këtyre dy propozimeve mediat nuk e kanë theksuar. Megjitheket, ajo që këto dy amandamente nuk mund të futen në pozitën e njejtë, është edhe fakti që OSBE-ja e ka mbështetur propozimin e deputetit Cerim Bajrami edhe në form të shkruar edhe me deklarat gojore nga përfaqësuesi i tyre në mbledhjen e komisionit funkcional. Derisa amandamentiideputetit Nait Hasanit, i cili ishte më parë në një nga seancat e të njëjtëskomision është përkrah nga shumica (me voten edhe te autorit te këtij teksti), shpejt humbi mbështetjen e saj në seancën e mbylljes për shkak të vërejtjeve të bëra në ndërkohë nga Komisioni për Integrime Evropiane dhe komentet kundër OSBE-së, të cilat ishin të përpunuara në shkelje të dispozitave të Kushtetutës së R.së Kosovës dhe praktikës në botën demokratike.

Kur jemi tek konfuzione të shkaktuara në publik, në mësëpaku njërin prej mediumeve relevante në gjuhën shqipe është thënë që madje në kuvend “shumica ishte kundër” propozimit e deputet Bajramit, derisa e vërteta është që dy-tre deputet kundërshtuan të drejtën e komunitetit boshnjak dhe komunitetit turk që të kenë edhe në gjuhën e tyre letërnjoftimin, ose kanë qen të rezervuar, ndërsa dhjet prej tyre që kanë marrë pjesë në debat ishin – për, ndërjmjet tyre edhe ata në emër të grupeve parlamentare!

Duke marre parasysh paqartësi të cekura të cilat kanë dalë edhe në medium, mendoj qëështë e nevojshme të bëhen edhe shpjegime publike – përse kërkoj(m) letërnjoftime edhe në gjuhën boshnjake.

Ta nënvizoj menjëher:nuk kërkohet që letërnjoftimi të jetëi shtypur vetëm në gjuhën boshnjake apo vetëm në gjuhën turke, por ky dokument personal do të jepet përseri në të tri gjuhë në të cilat edhe tani shpërndahet (shqip, sërbisht dhe anglisht), derisa për ata që kërkojn nga komuniteti boshnjak apo turk do të shpërndahet edhe në gjuhën e katërt: për boshnjak – edhe në gjuhën boshnjake derisa për turk – edhe në gjuhën turke (dhe për këta tjerë, kjo është veq praktika).

Nëse dikush mendon që kjo është fantazi e posaqme e boshnjakëve apo komunitetitturk, apo politika e posaqme nacionale të disa përfaqësuesve, le ta refuzojn menjëher këtë qasje.

Nuk është vendim i politikës, por e drejta kushtetuese dhe ligjore, sipas konventave ndërkombëtare për përdorim të gjuhëve.

E para, kjo nuk është cfarëdo kërkese – por është kërkesa e 15-të viteve pas luftes për respektimin e të drejtës së përdorimit të gjuhës amtare të Boshnjakëve dhe Turqve, gjuhët e të cilëve janë cekur në nenin pesë (5) të kushtetutës së Republikës së Kosovës, e kjo e drejt është e garantuar edhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për përdorimin e gjuhës amtare. E dyta, në praktik në Republikën e Kosovës tashmë dekadë më përpara jepen certifikata të lindjes, vdekjës dhe martesës edhe në gjuhën boshnjake edhe në gjuhën turke për anëtarët e këtyre dy komuniteteve pakicë të Republikës së Kosovës. E treta, qe një vjet e gjysmë në Kosovë jepen letërnjoftime edhe në gjuhën turke.

Pra, mbetet që kjo e drejt, qëështë e përshkruar me këtëligjë dhe me amandamentin e tij në procedurë përfundimtare të Kuvendit, të plotesohet edhe për anëtarët e komunitetit boshnjak, gjegjësisht për letërnjoftimet edhe në gjuhën boshnjake! Në këtë drejtim duhet të përkujtojm që përfaqësuesit boshnjakë në institucionet e sistemit janë veçuar për dështimin e tyre që e drejta për lëshimin e dokumenteve primar të identitetit në gjuhën boshnjake nuk është kryer në paralele me ate leternjoftimet edhe në gjuhën turke.

Propozimi im, gjegjësisht amandamenti i Komisionit për punët e brendshme dhe mbikqyrje të Fsk-së, me nr. 9, në të cilin kërkoj(m) që me tekstin (e shkurtër) ekzistues propozuesin e projektligjit në nenin 10, në të cilin figuron: “Formularët dhe letërnjoftimet të shtypen sipas Ligjit për përdorim të gjuhëve”, të shtohet edhe paragrafi 2.: “Formularët dhe letërnjoftimet për anëtarët e komuniteteve joshumicëtë shtypen edhe në gjuhët e tyre të cilat jane në përdorim në nivelin lokal”.

Pra, kjo dote thotë sepërveç tre gjuhëve që janë deri tani në leternjoftim të Kosoves, për pjesëtarë të komunitetit boshnjak të shtohet edhe gjuha e katërt – boshnjake, derisa për pjesëtarë të komunitetit turk do të ishte gjuha – turke. (Siq edhe është.)

Për këtë të drejt, siq edhe cekëm, mbështetem(i) në kushtetuten e Republikës së Kosovës, neni 5., si edhe në rregulla të Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve (Nr. 02/L-37) në tërësi, i cili eshte ligj “i tipit të hapur” dhe nuk e kufizon, por e promovon të drejtën në spektrin e gjërë përdorimin e gjuhëve letërave të komuniteteve joshumicë, veqanarisht në nivele lokale atje ku këta gjuhë janë në përdorimin zyrtar. Në veçanti janë tërëndësishme neni 2.i këtij ligji, paragrafi i 5-të, si dhe neni 8., paragrafi 1.deri 3, etj…

Duke filluar edhe nga fakti se Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për letërnjoftime në vitin 2008.,e cila kishte një dispozitë të qartë në nenin 9., ku ai thotë se që- “leternjoftimet do të shtypet në gjuhët zyrtare në nivel qendror dhe në gjuhët zyrtare nëkomuna”(!), pra, e ngjashme me propozimin tim të pranishëm ose amandamentin e komisionit funksionalë!

Megjithatë, për fat të keq, kjo e drejtë në praktikë nuk është arritur, edhepse ky ligjë ishte i vlefshëm për gati katër vjet, dhe me ndryshimet e vitit 2012.,është ende në fuqi !? Dhe për këtë arsye, nuk ka asnjë bazë për tu ”merakosur” qëse, gjoja, tani “mos te shkelet kushtetuta”?!

Në ndryshimet e lartpërmendura dhe amandamente të këtij Ligji nga 2008-ta, ndër të tjera, nga propozuesi është cekur vetëm shkurtimisht njejt si ajo qëështë propozuar edhe në projektligjin e fundit në nenin 10., në lidhje me gjuhët në të cilat shtypen letërnjoftimet. Propozuesi është nisur me logjikën që kjo është e mjaftueshme, derisa (duke shikuar nga perspektiva e sotit) ndoshta është bërë edhe leshim nga përfaqësuesve të atëhershëm të komuniteteve në Kuvend dhe në komisione, ku në tekstin e ri nuk është ndaluar edhe paragrafii mëparshëm mbi gjuhët në nivelin lokal në ligjin nga viti 2008.

Letërnjoftimi në gjuhën turke tashmë po shtypet, mbetet të bëhet edhe në atë – në gjuhën boshnjake

Megjithate, në ndërkohë ka filluar edhe shtypja e letërnjoftimeve në gjuhën turke, me këmbngulje të disa përfaqësuesve turk me mundësi, ndashta edhe me ndihmës të shtetit amë, qëështë plotësisht normale. Prandaj, në njëfar mënyre, e bën këtë të drejt përfshihet edhe duke pasur parasysh dispozitat e ligjit të shtatë vjet më parë!

Në këtë kontekst, as një përpjekje amatore nga një zyrtar i Ministrisë për punët e brendshme, sponzoresi i draft Ligjit ne fjal, në takimin e Komisionitfunkcional, që kohët e fundit ka filluar lëshimin e leternjoftimet në gjuha turke, per shkak që eshte ajo gjuha e njohur si tradicional në komunën e Prizrenit, nuk ka asnjë bazë, sepse, edhe pse është e qartë se ligji për gjuhët ka njohur statusin “gjuhët tradicionale” e vetmja gjuhë turke në Prizren (e cila është, pra, automatikisht njohje në manualin zyrtarë), kjo vetëm do të thotë se përdorimi zyrtar i gjuhësturke në Prizren nuk varet nga numri i turqve dhe përqindjen e tyre të popullsisë së përgjithshme të komunës ! Megjithatë, komuniteti turk edhe tani ka përqindjen e kërkuar.

Gjithashtu, unë mendoj se bejne gabim ata që këtë veprim rreth lëshimit të letërnjoftimeve edhe nëgjuhën turke,zhvendosin (vetëm) vendimin politik të qeverisë së mëparshme, sepse është e qartë se, që nga viti 2008., institucionet kompetentekan shkelur ligjin ne fuqi. Duke folur më tej në favor të themelimit institucional të këtij vendimi, duhet theksuar dhe rekomandimet e Bordit dhe Komisionerit për gjuhët në zyrën e kryeministrit, i cili pasoi në vitin 2013., me një vërejtje të veçantë – që letërnjoftimin e lëshuar në gjuhët e komuniteteve joshumicë që janë në përdorim në nivel lokal.

Shumica e opinionin tonë e dinë që në nenin 5.të Kushtetutës së Republikës së Kosovës qart flitet për gjuhët zyrtare në Kosovë, ndër të cilat janë gjuhët shqipe dhe serbe, dhe qe në përdorim si zyrtar jane edhe gjuhet boshnjake, turke dhe rome, posaqërisht në nivel komunal. Megjithate, me Ligjin për përdorim të gjuhëve është definu edhe kjo e drejt, gjegjësisht përdorimi zyrtar i ketyre tri gjuhëve është e kufizuar në përdorimin me pes (5) përqind të popullatës në nivel komunal në të cilën jetojn anëtarët e tyre. Kështu që, në bazë të regjistrimit të popullatës nga viti 2011., gjuha boshnjake është në përdorim zyrtar nëmë shumë komuna në Kosovë, ndërsa gjuha turke është në përdorim në disa komuna më tepër se gjuha boshnjake.Gjuha boshnjake mbetet që zyrtarisht të pranohet me statut edhe në komunën e Leposaviçit në veri të Kosovës, siq është paralajmëru që të bëhet edhe në komunën e Mitrovicës veriore. Këto njohje, pra, do të ndiqen, apo janë ndjekur në përputhje me dispozitat e Ligjit për përdorim të gjuhëve, gjegjësisht numri i nevojshëm i banorëve boshnjak dhe turk të komunitetit pakicë.

Si kundër shembull mbi kufizimet e Ligjit për përdorim të gjuhëve, ështëjorealizimi i të drejtës së përdorimit të gjuhës rome e cila është, për shkak të kufizimit numëror të anëtarëve të komunitetit romak, bukvalisht pa tëzbatuar në të gjitha komunat e Kosovës, përshkak se ata nuk kanë përqindje të duhur të anëtarëve të paraparë me dispozita ligjore.

Nga të gjitha që thamë, është e qartë se një dispozitë modeste në draftin e tanishëm duhet të zgjerohet në këtë tekst amandamenti me paragraf shtes, se në nenin 10.vetëm përgjithësisht përmendet Ligji mbi përdorimin e gjuhëve (dispozitat e tij të përgjithshme), derisa sjellet Ligji i cili rregullon vetëm një fushë specifike siq është letërnjoftimi dhe komponenteve të saj të rëndësishme siq janë gjuhët në të cilat shtypet. Veqanarisht pasi ai legalizon praktikën ekzistuese dhe përcakton me saktësi procedurën në lidhje me lëshimin e ardhshëm të dokumenteve personale. Pra, në rastë se do të ndodhte të bëhet boshëlluk ligjor për mospërmendje të gjuhës së parë të popullatës shumicë, atëher askush nuk do të paramendonte që letërnjoftimi të mos shtypet edhe në gjuhën shqipe. Megjithate, si edhe në raste të tjera kur ajo e drejt nuk ceket për komunitete pakicë, atëher shpesh del që ata dhe gjuha e tyre në praktik nuk eksistojn, siq është tani rasti me mungesën e gjuhës boshnjake nëpër letërnjoftime.

Ndryshe, askund në ligj nuk përmendet as gjuha angleze në letërnjoftim, por ajo është e pranishme, sepse është vazhdu me praktikën nga administrata e Unmikut edhe në shtetin e pavarur të Kosovës, kushtetuta e të cilit është miratuar në vitin 2008!

Nevoja praktike për të kuptuar tekstin nga ana e pronarëve të dokumenteve personale

Në fund të fundit ne nuk kërkojm asgjë më tepër, përveq asaj qëështë e drejta jonë. Po kërkimi i të drejtës tonë veqanarisht duhet të merren parasysh si nevoj praktike për qytetarët të komunitetit boshnjak, në një pozitë të ngjajshme janë edhe ata të komunitetit turk. Pra, fakti është që shumica e të rinjve boshnjak të rritur deri në prag dhe pas luftës, nuk e dinë alfabetin qirilicëe cila gjendet në letërnjoftimin e kosovës, pamarrë parasysh që gjuha sërbe dhe boshnjake janëngjajshme.Gjithashtu, realiteti është se një pjesë e mirë e boshnjakëve të Kosovës nuk e njeh edhe gjuhën shqipe. Prandaj imponohet pyetja logjike: Si mundet një person i cili zotëron një dokument personal me të cilin bëhet identifikimi kryesor me njerëz dhe institucione të tjera, kur ai vetë nuk e dine se çfarë shkruan në këtë dokument?

Në këtë drejtim,është po ashtu e rëndësishme: pasiqëështë mbi 30 000 boshnjak të pranishëm në Kosovë, mësëpaku po aq me numer jetojn dhe punojn në diaspor, ku shumica e tyre marrin letërnjoftime të kosovës në përfaqësi diplomatike të R. së Kosovës. Si shembull mëi mirëe përmendim Konzullin në Cyrih, i cili sipas të dhënave zyrtare, ka lëshuar më së shumti dokumente të natyrës personale, prej të cilave janë rrethë tetë mijë aplikantëve prej komunitetit boshnjak të disa kantoneve të Zvicrës, si dhe prej disa pjesëvetë shteteve përreth. Kjo është gati gjysma e të gjitha dokumenteve të lëshuara në këtëkonzullat ! Deshtëm apo nuk deshtëm të themi, shumica e aplikantëve në diaspor qe ishin nga popullata boshnjake dhe janë me prejardhje nga Kosova, përveç gjuhës së tyre amtare, ata dinë vetëm edhe gjermanishtën, franqishtën apo edhe ndonjë gjuhë të shtetit ku veprojn, dhe dinë vetëm edhe – alfabetin latin.

Në fund të fundit, vetë popullata boshnjake dhe të kombësis turke, si edhe qutetaret tjetër në Republikën e Kosovës, edhe ata në diaspor, vet paguajn formularët dhe letërnjoftimet, si dhe të gjitha dokumente personale.

Së fundmi, dua tju falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit për punët e brendshme të cilët nëdy sesionet e tyre të punës diskutuan në detaje propozimin timë, me argument për dhe kundër, që në fund mbeshtetën njëzëri tekstin tim, propozim si amandament i komisionit. Gjithashtu falënderohem të gjithë deputetëve të cilët në seancën e fundit në Kuvendin të cilët e mbështetën këtë propozim, me mbështetje të qart dhe të hapur, dhe deputetes dhe koleges sime nga koalicioni “Vakat”, si dhe deputetës tjetër boshnjake në kuvendin e R. së Kosovës.

E shpreh shpresën e arsyeshme që edhe shumica e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës do ta votojn këtë amandament, si edhe tekstin e tërësishëm të Ligjit mbi letërnjoftimet, tëcilin e ka mbështetur Komisioni Funksional, për shkak se me këtë do ta përmbushin edhe një pikë demokratike të rëndësishme nga fusha e të drejtave njerëzore edhe për anëtarët e komunitetit boshnjak, si edhe për pjesetarë të komunitetit turk të Republikës së Kosovës.

A duhet që dikë ta përkujtojm që këto dy komunitete janë qutetaret lojal të këtij shteti, përfaqesuesit e të cilëve jepen dhe japin kontribut intenziv në të gjitha proceset demokratike dhe shtetrore në Republikën e Kosovës.

E nëse dikush ka pyetje shtes, të tipit “ku na qonë kjo”, përgjigjja jeme është si në fjalimin timnë Kuvend: na qonë tek edhe në një hapë pozitive kah integrimi në bashkimin Europian!

(Autor është deputeti boshnjak në Kuvendin e Republikës së Kosovës)

Më Shumë

Delegacioni nga Iowa viziton Prizrenin, synohet zgjerimi i bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të martën ka pritur një delegacion nga shteti i Iowa-së, në përbërje të të cilit kanë qenë...

Dragashi synon fitimin e Grantit të Performancës për të katërtin vit radhazi

Komuna e Dragashit synon për herë të katërt të fitojë Grantin e Performancës Komunale, duke u bazuar në përmbushjen e katër kritereve të detyrueshme,...

Lajmet e Fundit