Avokatët mes luksit, korrupsionit dhe mjerimit

Korrupsioni dhe padrejtësitë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial i kanë bazat në sistemin e avokatisë. Këtë fakt e pohojnë vetë avokatët, ndonëse për shkak të rrethanave dhe pasojat negative që mund të kenë në çështjet që kanë në gjykata, kërkojnë dhe deklarohen pa iu publikuar identiteti. Shndërrimi nga avokat në tregtar apo trafikues të drejtësisë, tashmë është një realitet i mirëfilltë në Kosovë dhe për pasojë edhe vendimet e gjykatave, edhe pse nuk lejohet që të komentohen, merren në bazë të preferencave klienteliste e jo sipas ligjit.

“Unë kam qasje pothuajse në të gjitha gjykatat në Kosovë. Është e vërtetë që avokatët, të cilët më përpara kanë qenë qoftë gjyqtarë apo prokurorë për vite të tëra kanë një përfitim shumë të madh tani që punojnë në cilësinë e avokatit. Këtë e them nisur nga fakti se me siguri edhe gjyqtarët dhe prokurorët që tani ballafaqohen me ta në cilësinë e avokatit, kanë një frikë profesionale, dhe e dyta hyjnë me aranzhime që janë shumë të rrezikshme për mbarëvajtjen e sistemit juridik”, ka thënë një avokat bashkëbisedues, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, shkruan Kosova Sot.

“Ju garantoj se nëse auditori i përgjithshëm do të bënte një hetim në OAK, disa ish-kryetarë dhe të tjerë duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale, qoftë në sjellje apo dhe në anën financiare. Kryetari i Odës sot për sot jeton me faktin se ka dalë në televizion me ministrin e Drejtësisë, me kryetarin e Gjykatën së Apelit, me kryetarin e Gjykatës Supreme, sikur po bën punë, por në fakt avokatët janë në fund të pusit, nëse flasim për avokatë të ndershëm. Mjerisht, duhet të përdorim fjalën avokatë të ndershëm, të ndërgjegjshëm që mezi jetojnë, ndërsa ka avokatë që pa treguar profesionalizëm kanë një jetë shumë luksoze”, është shprehur një avokat bashkëbisedues i gazetës. /Kosova Sot/

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Lajmet e Fundit