9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Eminem, rrëfen ferrin e drogës

Njëri nga reperët më të famshëm në botë, Eminem, gjatë një interviste për një revistë, ka zbuluar se si është futur nën kthetrat e drogës, por edhe si ka dalë nga ai ferr. Në të vërtetë, e tëra kishte filluar derisa ishte duke xhiruar filmin “Miles”.

Ai ishte bërë i varur ndaj tabletave dhe substancave tjera dhe nuk brengosej nëse do të mbijetonte. Pasi droga ia “kishte bërë një vrimë në stomak”, ai kishte filluar të hajë pa kontroll, duke shtuar edhe peshë të madhe.

Aq shumë ishte trashur sa më nuk kishte mundur të ecte, ndërsa më nuk dilte as nga shtëpia, pasi të ecurit e kishte të vështirësuar.

Dhe gjatë asaj periudhe kishte vendosur t’i ndihmojë vetvetes.

“Tabletat për qetësim që i kam marrë me vite kanë lënë një vrimë në stomak, prandaj për të shmangur dhimbjet, vazhdimisht haja. Kur kam dalë nga rehabilitimi është dashur të humbë peshë, por edhe të gjej mënyrën që të funksionoj pa drogë”, ka rrëfyer ai, shkruan Zëri.

Ai thotë se vrapimi i ka ndihmuar shumë.

“Vetëm një gjë më ka nxjerrë nga ferri i drogës. Ishte ky vrapimi. Kam filluar të vrapoj si i çmendur, 27 kilometra në ditë. Droga thjesht më ka marrë pesë vjet të jetës”, ka shtuar Eminem.

Më Shumë

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit e Programit “Menaxhimi i Zemërimit”. Sipas njoftimit, programi ka pasur për qëllim...

Komuna e Prizrenit anëtarësohet me të drejta të plota në Sister Cities International

Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington...

Lajmet e Fundit