Policia në Prizren: Kur shkoni në ahengje mos i lëni shtëpitë vet

Policia e Kosovës po apelon tek qytetarët që mos t’i lënë shtëpitë vet kur shkojnë nëpër ahengje. Kjo, pasi që nga një shtëpi në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ku pronarët e saj nuk kishin qenë në shtëpi dhe nga aty hajnat kishin vjedhë stoli të arta në vlerë 6000 euro dhe para kesh 2000 euro.

Ky rast ka shtyrë policinë e Kosovës që të apeloj tek qytetarët që të mos i lënë shtëpitë e tyre vetëm dhe mos të lënë gjësende me vlerë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren u bënë thirrje qytetarëve që mos t’i lënë shtëpitë pa mbikëqyrje gjatë ahengjeve të ndryshme dhe pushimeve. Po ashtu gjësendet me vlerë si stoli e gjësende tjera dhe paratë t’i mbajnë në vende të sigurta”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit