Elezaj: Veteranët të kenë durim edhe pak

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Smajl Elezaj, u ka bërë thirrje veteranëve të luftës të kenë durim sa i përket publikimit të listave.

Ai ka bërë me dije për “Epokën e re” se veteranët kanë të drejtë të protestojnë por, sipas tij, komisionit për shqyrtimin e ankesave i duhet edhe pak kohë.

Elezaj ka thënë se ky proces po zvarritet për shkak të numrit të madh të ankesave dhe stafit të vogël të sekretarisë së komisionit qeveritar. Ai beson se shqyrtimi i ankesave duhet të përfundojë deri më 15 shtator.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Lajmet e Fundit