Ndahet nga jeta aktori i njohur Elez Kadria

Kinemaja shqip humb një tjetër protagonist të saj. Elez Kadria u largua nga kjo jetë në moshën 74 – vjeçare. Aktor dhe regjisor, ai interpretoi në disa filma artistikë dhe televizivë.

Studimet e larta i kreu në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” dhe nisi rrugën e aktorit në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Në moshën 22– vjeçare Elez Kadrisë do t’i besohej roli i Fatosit, në pelikulën “Detyrë e Posaçme”.

Pas prekjes së parë së sheshxhirimit, aktori shkodran do të vinte te admiruesit e kinemasë nën kostumin e personazheve të spikatur si, Gjon Fusha në filmin “Shokët” Qamil Boronica te “Gracka”, Pjetri te “Besa e kuqe”.

Paralelisht me kinematografinë, ku numëron mbi 10 role, Elez Kadria veshi edhe konstumin e aktorit dhe regjisorit të teatrit. Vepra e tij e fundit regjisoriale është komedia “Milioner pas asnjë kacidhe”, e Dionis Bubanit. /Tv Klan/

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit