Haradinaj, Mustafës: Ndalu vetë ose të ndalë populli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka thënë sot krerëve të shtetit, presidentes Atifete Jahjaga, kryeministrit Isa Mustafa, ministrit të Punëve të Jashtme Hashim Thaçit që janë duke gabuar në relacion me kufirin me Malin e Zi.

Kreu i AAK-së thotë se nga kjo po humbin rreth 12 mijë hektar tokë, e jo asnjë milimetër siç po pretendojnë Thaçi e Mustafa.

Haradinaj ka thënë se është shqetësuese puna që ka bërë Komisioni shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi e po ashtu edhe më shqetësuese është se qeveria ka miratuar raportin e këtij komisioni, komision ky që sipas Haradinajt ka ofruar version të gabuar.

Sipas tij, kjo është një thirrje e sinqertë që po i bën presidentes dhe qeverisë që ta ndalin këtë veprim.

“Qeveria duhet të ndalet, nëse nuk ndalet vetë atë do ta ndalë populli”, ka thënë Haradinaj gjatë një konference për medie.

Më Shumë

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit