2.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Malishevë: Vetëvendosje takoi mërgimtarët

Në Malishevë Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Glauk Konjufca, Deputetja e Parlamentit të Kosovës Albulena Haxhiu dhe anëtari i Kuvendit Komunal të Malishevës Valon Hoti mbajtën takim më mërgimtarë të Komunës së Malishevës.

Takimin e hapi anëtari i Kuvendit Komunal Valon Hoti i cili tha se qëllimi i takimit është që bashkatdhetarët të kenë mundësi që të bashkëbisedojnë me deputetët e Vetëvendosjes me qëllimin që diaspora shqiptare të organizohet sa më mirë politikisht.

Valon Hoti foli edhe për papërgjegjësinë e Komunës së Malishevës në organizimin e administratës në sezonet më të ngarkuara, mungesën e hapsirave publike, pengesat në komunikacion dhe vonesat me orë të tëra nga qyteti i bllokuar i Malishevës dhe problemet tjera që përballen diaspora çdo vit.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se ndihet e nderuar që ka mundësinë të bashkëbisedoj me bashkatdhetarët Malishevas të cilet kanë një kontribut të paçmuar në jetësimin e përpjekjeve shqiptare gjatë gjithë historisë. Zonja Haxhiu tha se diaspora ka një rol në gjithë përpjekjen për shtetin e Kosovës dhe për konsolidimin e tij si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik, mirëpo shteti i Kosovës nuk po bënë mjaftueshëm për diasporën. Tri problemet që diaspora i ka paraqit sipas Albulena Haxhiut janë administrata dhe hapsira për investime në Kosovë që po mungon, mospuna dhe papërgjegjshmëria në ambasadat dhe konsulllatat e Kosovës dhe procedurat e komplikuara të votimit.

Kryetari i grupit Parlamentar Glauk Konjufca në paraqitjen e tij para mërgimtarëve tha se Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë kanë obligim për shqiptarët që jetojnë në diasporë. Ai tha se, mërgata shqiptare nuk është mërgatë e qejfit por e momenteve më të vështira që ka pasur kombi ynë.

Nëse ne nuk marrim masa që fëmijëve shqiptar të ju mundësohet mësimi në gjuhën shqipe, dhe të mësojnë historinë e kombit shqiptar me qëllim të forcimit të identitetit Kombëtarë, atëherë ata rrezikohen nga asimilimi tha deputeti Konjufca. Ai foli edhe për joseriozitetin e treguar nga shteti i Kosovës i cili përveç që i trajton keq me burokraci dhe vonesa duke fillu nga kufiri, ai i plaqkitë me të hyrë në Kosovë mërgimtarët. Përveç problemeve të mërgimtarëve dhe kërkesat që kanë për shtetin e Kosovës deputeti Konjufca foli edhe për situatën politike dhe ekonomike në vend, gjendjen e rëndë në arsim, duke tërhequr vërejtjen se Qeveria e Kosovës nuk e ka prioritet zhvillimin dhe punësimin, forcimin e shtetit të Kosovës dhe fuqizimin e tij, por proritetet e kësaj qeverie edhe të qeverive para kësaj kanë qenë dhe janë Gjykata Speciale që po dojnë me gjyku UÇK-në, dhe asociacioni i komunave serbe që po dojnë me na kriju këtu. Të dy këto çështje skanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të Kosovës as me zhvillimin e as punësimin e tyre, por thjeshtë qeveri që nuk i nënshtrohen popullit por i nënshtrohen interesave dhe vullneteve të jashtme që për rrjedhojë kanë këtë ngecje të cilën jo vetëm diaspora por edhe gjithë qytetarët e Kosovës po e vuajn. Glauk Konjufca tha se ne po punojmë që edhe për diasporen por edhe për qytetarët tjerë me pas një jetë me të mirë dhe se besojm te populli i Kosovës dhe nuk do ta humbim shpresën në përpjekjen tonë të drejtë. Njofton kjo Lëvizje në një komunikatë për media.

Më Shumë

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

“Emrin tënd e përjetësova” – Kastriot Tusha sjell këngë për Komandant Drinin

Legjenda e muzikës shqiptare, tenori i madh Kastriot Tusha, ka realizuar një këngë të re kushtuar çlirimtarit Ekrem Rexha – Komandant Drinit. Kënga me...

Lajmet e Fundit