14.9 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Mallkue qofsh Isa Mustafa, i pabesë paske qenë!

Nga Florim Zeqa

Përplasjet e fundit mes partnerëve të koalcionit dhe kërcënimi shantzhues i PDK-së ndaj LDK-së; ”ose do të bëni si të dojmë ne, ose vendi do të shkoj në zgjedhje të reja”, ndryshe mund të cilësohet si paralajmëim i “Zanzi Bar 2”, ashtu siq kishte ndodhur më 2009, kur PDK përmes nënkryetarit të saj Hajredin Kuçi ia kishte kumtuar lajmin në mëngjes LDK-së përmes një mesazhi telefonik për prishjen e koalicionit me LDK-në që atëkohë udhëhiqej nga Fatmir Sejdiu.

“Z. Thaçi do të bëhet President i Republikës së Kosovës, ashtu siç e kemi përcaktuar me marrëveshje”, ishte kjo deklarata e fundit e liderit të LDK-së prej Facebook-ut, i tronditur nga rreziku i humbjes së pushtetit,…ky është refreni më i mundimshën, më lëndues, më shpresëthyrës, më besëprerës dhe më kërcënues për rrethë 70 % të qytetarëve të Kosovës,…e në veqanti për ata që i dhanë votën në zgjedhjet e fundit, për të gjithë ata që i mbajti pëng për afro gjasht muaj pas zgjedhjeve të 8 Qershorit të vitit të kaluar duke u premtuar ndryshimin politik në vend.

Pas deklaratave të fundit të Isa Mustafës, a ka gjë më të rënd se sa kur e dëgjon një gazetar të përkushtuar ndaj vendit të tij të shprehet kështu; “O kukuuuuuu bre a din kush ku muj e gjeje nje vize…”

Nga thirrja zhgënjyese e gazetarit shifet qartë se lideri diktatorial i LDK-së, për privilegjet e pushtetit që sot i gëzon, e ka humbur nderin dhe respektin e të gjithëve, me përjashtim të mbështetësve të tij besnik, servilëve dhe puthadorëve që i i ka joshur pas pushtetit në dëmë të shumicës së popullatës shqiptare dhe në dëmë të shtetit të Kosovës.

Për ne që e kemi kundërshtuar në vazhdimësi çasjen e Isa Mustafës pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar, kjo nuk paraqet ndonjë befasi, pasi kemi qenë të bindur në servilitetin dhe vartësinë e tij ndaj Hashim Thaçit dhe bashkëpuntorëve të tij.

Nëse i analizojmë zhvillimet e ngjarjeve pas zgjedhjeve nacionale të 2010-s, atëherë Isa Mustafa na delë shkaktari numër 1 i të gjitha të këqijave në vendin tonë, i cili me mbështetjen e tij politike e ndihmoi dhe mbajti në pushtet të keqqeversjen e PDK-së, të keqën më të madhe për vendin me emrin Hashim Thaçi.

Edhe pse në opozitë, atëkohë pas shkarkimit të zotit z. Behxhet Pacolli nga posti i presidentit të shtetit nga “Kushtetuesja”,…ishte marrëveshja e treshes politike; Thaçi-Pacolli-Mustafa” me ndërmjetësimin e Dellit amerikan që shpëtuan rënjën e Thaçit nga pushteti përmes “presidentes nga zarfi”.

Ngjajshëm, por akoma më keq, Mustafa veproj pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar,…ku si humbës i zgjedhjeve, për t’i shpëtuar ndëshkimit të elektoratit të LDK-së me kërkesën për shkarkim (dorëheqje) nga kreu i partisë së tij, dy ditë pas zgjedhjeve i manipulon dy partitë minore (AAK-në dhe NISMA-në), më vonë edhe VV-në duke e formuar bllokun opozitar pasgjedhor VLAN, përmes të cilit për afro gjashtë muaj pamundësoi krijimin e institucioneve të reja shtetërore.

Në momentin kur “Kushtetuesja” e rrëzoi Isa Mustafën nga posti i kryeparlamentarit të zgjedhur nga VLANI, ai e muar si shkas largimin nga koalicioni për ta shpëtuar sërish Hashim Thaçin, kësaj radhe jo vetëm nga rënja e pushtetit por nga “vdekja” politike !

Pra, Thaçin e deklasuar nga partitë politike shqiptare e rehabilitoj vet Isa Mustafa duke e mbajtur prap në pushtet në kundërshtim me vullnetin politik të shumicës shqiptare në vend.

Kështu, për të ndihmuar mikun dhe kënaqur egon e tij karrieriste, pranoj të “shpërblehet” me postin kukull të kryeministrit, për t’i lënë prap vendin e kryediplomatit (kryeministrit) Hashim Thaçit.

Për lexuesit po sqaroj në pika të shkurtëra punën e kryediplomatit; në Angli kryeministrit i thojnë “Premier”, ndërsa në Itali i thojnë “Primo ministro”,…e kështu më radhë.

Posti “kukull” i Isa Mustafës më tepër i gjason një zëdhënësi qeverie se sa një ministri të rëndomtë.

Isa Mustafa në vend të prononcimeve publike si kryeministër i vendit nga zyrat e kryeministrisë, ato i bënë përmes rrjetit social “Facebook”,…sepse kaq hapësirë mediatike i ka lejuar “miku” i tij në bashkeqverisje, kryeministri (kryediplomati) faktik i vendit Hashim Thaçi.

Thënë ndryshe, Isa Mustafa për më tepër se bashkëpuntor dhe vartës i Thaqit, njifet si “kryeministër” i Facebook-ut, i prononcimeve të një niveli mesatar që nuk përkojnë fare me titujt që i gëzon në letra; Akademik, Doktor, Profesor,…!!!

Edhe përkundër deklaratave të fundit të Isa Mustafës, tashmë pas miratimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duket qartë në horizont se kjo qeveri i ka ditët e numëruara, është çështje ditësh, javësh e mbase edhe muajsh prishja e kurorës mes dy partnerëve të koalicionit !

Pos humbjes së pushtetit, degradimit moral dhe politik që i solli LDK-së, Isa Mustafa do t’i humbë edhe mbështetësit e tij fanatik në rrugëtimin skandaloz pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar.

Ata që i “sajgisi” me poste do t’i humbin, ata që pritnin të shpërblehen do të ndihen të zhgënjyer,…elektorati rugovian i tradhëtuar disa herë në vazhdimësi nga Isa Mustafa, një uratë të përbashkët do t’i dërgojnë: “Qofsh i mallkuar Isa Mustafa, i pabesë paske qenë”.

Jetojmë duke shpresuar,…mrekullinë duhet ta bëjmë vet pa pritur të na pikë nga qielli,…ndalja e të sotmes për të mos u përseritur nesër shënon fillimin e kthesë dhe shpresës qytetare në vend !

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1577 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1577 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Panairi i Përgjithshëm “Prishtina 2025” hapet nesër

Nesër, më 10 qershor, hapet edicioni i radhës i Panairit të Përgjithshëm “Prishtina 2025” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, një ngjarje e...

Lajmet e Fundit