Dhjetëra gjyqtarë e prokurorë në hetime penale

Dhjetëra gjyqtarë e prokurorë, edhe nga ata me pozitat më të larta, janë pjesë e hetimeve penale e disiplinore, nën dyshimin se vetë kanë qenë apo ende janë pjesë e krimit dhe disa prej tyre tashmë me aktakuza.

Madje në hierarkinë e gjyqësisë dhe prokurorisë, kanë dalë të jenë të përfshirë në keqpërdorime, gjyqtarë e prokurorë. Nazmi Mustafi, ish-shef i Taks-Forcës Kundër Korrupsionit; Shpresa Bakija, kryeprokurore e Themelores në Gjakovë; Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë; Enver Hasani, ish-kryetar i Kushtetueses dhe Sali Mekaj, kryetar i Apelit, janë pasqyra reale e sistemit të degraduar të drejtësisë në Kosovë.

Rasti i fundit është me kryetarin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, Salih Mekaj, i cili tash e një muaj po mbahet nën masën e arrestit shtëpiak. /Zëri/

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit