14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Thaçi: Askush s’mund të bëjë balancë të gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervisë për Zërin e Amerikës ka thënë se asnjë gjykatë nuk do mundë të i barazoj gjenocidin serb në Kosovë me ndonjë krim eventual individual që mundë ta ketë kryer nga ndonjë shqiptar.

“Natyrisht askush nuk do të mundë t’i barazoj apo të bëjë balancë të gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë me ndonjë lëshim eventual apo gabim individual të individëve të dëshpëruar në periudhën e luftës prej komuniteti shqiptar. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe kjo gjë tanimë dihet botërisht”, ka thënë Thaçi .

Lidhur me gjykatën speciale, ai ka deklaruar që vendimet politike janë marrë dhe tashmë është duke u pritur vetëm vendimi i gjykatës kushtuese për këtë çështje e më pastaj do të bëhen hapat e parë drejt themelimit të speciales.

“Tanimë është çështje e institucioneve të Kosovës bashkërisht me autoritetet ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, kjo çështje tanimë është në Gjykatën Kushtetuese, si çështje e ngritur nga paritë opozitare. Do të merret opinioni i Gjykatës Kushtetuese, ne besojmë plotësisht që vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe votimi ka qenë i drejt dhe kushtetues”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se shpreson që gjërat do të lëvizin gradualisht dhe sipas tij kjo cështje tashmë është më shumë aspekt procedural sesa çështje e vendimeve politike.

Më Shumë

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Lajmet e Fundit