Fillimi, i mbarë

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj e ka vlerësuar të mbarë fillimin e vitit të ri shkollor.

“Në të gjitha shkollat procesi mësimor ka filluar me kohë pa ndonjë vështirësi serioze”,tha ai.

Sipas tij, institucionet arsimore kanë qenë të angazhuara përkundër disa vështirësive që ta sigurojnë edhe inventarin e nevojshëm për kushte sa më të favorshme drejt një procesi të mirëfilltë edukativo-arsimor.

Në Prizren, këtë vit ,për herë të parë në bankat shkollore janë ulur edhe 2400 nxënës të të gjitha komuniteteve./TVPZ/

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit